MAGAZINË /

Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait: Shpirti i pushoftë në paqe

Shkruar nga Versus
Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait: Shpirti i
Xheneta Fetahu/ Gjesti

Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit tragjik për humbjen e vëllait të Gjestit. Në një postim në Instagram, ajo u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kelmendi, duke u lutur që Zoti t’i japë forcë dhe durim për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.

Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait: Shpirti i

Ky reagim i saj është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për familjen në këtë moment dhimbjeje.

Ka qenë fshati Treboviq që konfirmoi lajmin për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllai të fituesit të Big Brother Albania, Gjestit.

Aksidenti fatal ndodhi në rrugë, në rrethana ende të paqarta, ku dyshohet se vëllai i Gjestit udhëtonte me motor katër-rrotësh. Një person tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Poll