Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane për shkak se është kapur duke drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit.
Incidenti ndodhi në Munich rreth orës 2:15 pasdite kur Davies u ndal nga policia lokale teksa ishte duke udhëtuar me një Lamborghini Urus.
Sipas raportimeve të fundit, një test i’u bë lojtarit dhe niveli i alkoolit në gjakun e Davies kishte kapur nivelin e 0.7 gram për litër, që është mbi limitin e lejuar në Gjermani për ata që drejtojnë makina.
Si rezultat i këtij veprimi, Davies mori një gjobë prej 500 eurosh dhe iu mor leja e drejtimit të makinës për një muaj.
Ky dënim vjen si rezultat i rregullave strikte në Gjermani sa i përket atyre që vozisin në gjendje të dehur, ku varësisht nga niveli i alkoolit dënimi mund të jetë edhe më i ashpër.
Teksa ky rast mund të sjellë vëmendje jo të mirë tek lojtarin kanadez, nga Bayerni nuk kanë komentuar ende publikisht në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë se Davies ka qenë një ndër lojtarët më të përmendur së fundmi në botën e futbollit, ku ka pasur thashetheme për një largim të tij në drejtim të Real Madridit.
Kontrata e Davies me Bayernin skadon në vitin 2025 dhe nëse palët nuk arrijnë së shpejti një marrëveshje për rinovimin e saj, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm