Tashmë është konfirmuar se edicioni i katërt i Big Brother Albania VIP do të startojë më 21 dhjetor. Pas njoftimit të datës së nisjes, po dalin edhe disa emra të njohur që do të bashkohen me shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Edhe pse lista përfundimtare e banorëve të Big Brother Albania VIP 4 ende nuk është publikuar nga Top Channel, ka disa emra që po qarkullojnë dhe mendohet se do të jenë pjesë e këtij edicioni.
Këngëtarja e njohur Anila Mimani, aktori i “Portokallisë” Akil Varfi si dhe ish-bashkëshortja e Ledi Vulës, influencerja Sara Hoxha.
Po ashtu, një nga emrat që është konfirmuar tashmë është ai i futbollistit shqiptar, Eros Grexhda./ Versus.al








