
Në “Shqipëria Live”, gazetari Ronaldo Sharka ka folur për nisjen e sezonit të ri të Big Brother VIP 5, i cili pritet të startojë në dhjetor, siç është konfirmuar edhe nga promoja zyrtare.
Gjatë intervistës, Sharka zbuloi disa nga emrat më të përfolur të showbizz-it që mund t’i bashkohen këtij edicioni. Sipas tij, këtë vit pritet një numër i madh vajzash “të bukura dhe seksi”, ndërsa si emër potencial ai përmendi modelen Arbenita Ismajli.
Gazetari hodhi gjithashtu dyshime për pjesëmarrjen e disa personazheve të njohur meshkuj, mes tyre reperi Finem, këngëtari Shpat Kasapi dhe Erik Fullani. Sharka theksoi se për Finemin ka “informacione të forta”, duke lënë të nënkuptohet se reperi mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Di diçka të fortë, Sidorela, dhe mezi pres të fillojë. Mund të them për Finemin… le ta bëjmë një lajm sot, si thua?”, u shpreh Sharka me nënqeshje.
