MAGAZINË /

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

Pa pritur, Manushi përmendi emrin e prezantueses Hilda Kërtalli, megjithëse theksoi se asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Shkruar nga Versus
Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?
Ledion Liço moderatori i BBVA

Në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ed Manushi komentoi mbi emrat që po qarkullojnë në rrjet si banorë të mundshëm të edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania.

Ishte vetë moderatori që e ngacmoi Manushin për të përmendur ndonjë emër nga BBVIP 5, për shkak të thashethemeve që po qarkullojnë për disa figura publike.

Pa pritur, Manushi përmendi emrin e prezantueses Hilda Kërtalli, megjithëse theksoi se asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Pjesë nga biseda në studio:

Ronaldo Sharka: Sa veta nga “E Diell” do të çosh këtë vit në “Big Brother VIP 5”?

Ed Manushi: Një kandidaturë kemi nxjerrë këtë vit nga “E Diell”. E do emrin? Hilda Kërtalli kandidate serioze për “Big Brother VIP 5”.

Ronaldo Sharka: Mendon se Hilda do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”?

Ed Manushi: Kam idenë që është një kandidaturë shumë interesante dhe e përshtatshme.

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?
Hilda Kërtalli

 

 

 

Poll