Tom Cruise u hodh nga çatia në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit muajin e kaluar. Shumë menduan se ai ishte paguar mirë për këtë performancë, por në fakt ai e ka bërë falas këtë gjë.
Kjo u zbulua nga Casey Wasserman, president i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Los Angeles 2028.
“Ai përfundoi xhirimet e ‘Mission: Impossible’ në orën 18:00 në Londër dhe menjëherë hipi në avion. Ai zbarkoi në Los Angeles në 4 të mëngjesit dhe filmoi skenën ku ngjitet në një avion ushtarak”, tha ai, sipas Hollywood Reporter.
Ai shtoi se Tom ishte i përfshirë në çdo hap të përgatitjes së kësaj shfaqje. Ata i ofruan mundësinë për të përfshirë në shfaqje një kaskastër, por aktori donte të bënte gjithçka vetë.
Pasi u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”, ai mori flamurin olimpik nga kryebashkiaku i Los Angelesit, Karen Bass dhe gjimnastja Simone Biles.
Pas kësaj, ai udhëtoi me makinë nëpër rrugët e Parisit dhe hipi në një avion pranë Kullës Eiffel.
Aktori nuk ka folur ende për performancën e tij në Lojërat Olimpike, por TMZ raportoi se ishte ai që iu afrua organizatorëve dhe shprehu interesin për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes.








