MAGAZINË /

Zbuloni arsyen e çuditshme, Princesha e Norvegjisë nën hetim

Martha Louise nuk lejohet të përdorë titullin mbretëror në një kontekst tregtar, duke iu referuar asaj si "Princeshë"

Shkruar nga M.H
Zbuloni arsyen e çuditshme, Princesha e Norvegjisë nën hetim
Princesha Martha Louise dhe partneri i saj

Lançimi i një pije alkoolike të përgatitur për dasmën e muajit të ardhshëm të princeshës norvegjeze Martha Louise, u bë shkak për nisjen e hetimit të saj.

Martha Louise nuk lejohet të përdorë titullin mbretëror në një kontekst tregtar, duke iu referuar asaj si "Princeshë".

Deklarata "Ne e krijuam këtë xhin për martesën e Princeshës Martha Louise dhe Durek Verrett në Geiranger në gusht 2024" shfaqet në etiketën e xhinit që përmban mjedra, boronica dhe rrush pa fara të zeza, të cilën e lançoi me kompaninë Oslo Handverksdestilleri (OHD). 

Kjo bëri që ajo të jetë në radarin e Departamentit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në varësi të Ministrisë së Çështjeve Sociale.

Institucioni nisi një hetim në lidhje me produktin që princesha kishte vendosur ta shërbente gjatë ceremonisë.

 Dasma e çiftit do të mbahet më 29 gusht në fjordin Geiranger, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./ Versus.al

Poll