
Elinara dhe Erandi, dy nga personazhet më të përfolur të këtij sezoni të “Ferma VIP”, folën për herë të parë hapur për marrëdhënien e tyre në “Ferma Club”. Megjithëse publiku priste një deklaratë dashurie, Elinara zgjodhi sinqeritetin, duke folur pa dorashka për ndjenjat e saj.
“Pata ndjesi. Erandi ka atë finesën dhe sjelljen e një zotërie fisnik,” tha ajo. “Por, në fund të ditës ishte një reality show dhe, për fat të keq, ai zgjodhi të më eliminojë. Aty e kuptova që nuk më donte.”
Ajo pranoi se nëse Erandi do të kishte vepruar ndryshe, historia mes tyre mund të kishte pasur një tjetër drejtim. “Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por preferoi lojën. Jashtë mund të ndodhë diçka, por nuk kam më iluzione.”
Deklaratat e saj duket se e lanë të befasuar Erandin, i cili reagoi shkurt: “U shokova,” duke lënë të hapur dyshime mbi ndjenjat dhe qëndrimin e tij real ndaj saj.







