Françeska Murati ka reaguar për herë të parë publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjet lidhur me një zjarr në banesën e saj të re në Tiranë. Lajmi se shtëpia e saj ishte përfshirë nga flakët dy ditë më parë mori shpejt vëmendje në media sociale dhe portale.
Megjithatë, përmes një deklarate sqaruese, Françeska hodhi poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se zjarri nuk ka ndodhur në banesën e saj. Ajo sqaroi se incidenti ndodhi në një apartament që ndodhet “një kat më poshtë” nga i saj.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shqetësimin, por dua të qartësoj se nuk ka qenë shtëpia ime ajo që u përfshi nga zjarri. Ndodhi një kat më poshtë”, ka thënë Françeska në reagimin e saj.
Zjarri në fjalë është vënë nën kontroll pa pasoja të rënda, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të tij. /Versus.al







