Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit do të ketë vetëm 6500 tifozë të pranishëm.
Vendimi i marrë nga UEFA është tashmë zyrtar si ndëshkim në përgjigjie të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fundit të Serbisë kundrejt Anglisë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
* pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
* përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
* ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
* sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.
Përveç mungesës së tifozëve federata e futbollit të Serbisë është dënuar edhe financiarisht. Stadium në Leskovc ka kapacitet prej 8136 vendesh, por për ndeshjen me Shqipërinë do të lejohen vetëm 80% e tyre. Në sfidën kundër Anglisë, e cila u luajt në Beograd përpara 40 mijë tifozëve, pati shkelje të shumta: Fyerje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, fishkëllima ndaj himnit anglez, si dhe incidente të dhunshme të grupeve kriminale të afërta me pushtetin aktual serb. Versus.al







