Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.
Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor.
Për shka të terrenit është edhe e vështirë ndërhyrja në rrugë tokësore dhe po ashtu edhe me helikopter.
Në zonë mund të futen vetëm alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova të kërkim shpëtimit për të nxjerrë trupin. Këta të fundit njoftuan se kanë nisur një operacion kërkimi
Policia Tropojë
Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur "Maja e Thatë", Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.
Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.







