AKTUALITET /

EMRAT/ Plagosja me armë në Marikaj në një servis makinash, për disa pjesë këmbimi

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në një servis makinash në këtë zonë.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Plagosja me armë në Marikaj në një servis makinash,
Xhuljano Shkurti

Dalin detaje të reja nga plagosja e ndodhur në Marikaj.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në një servis makinash në këtë zonë.

Xhuljano Shkurti i cili ka mbetur i plagosur me armë në këmbë, jashtë rrezikur për jetën, ishte i punësuar në një servis në pronësi të dy vellëzërve me mbiemër Mara.

EMRAT/ Plagosja me armë në Marikaj në një servis makinash,

Paraprakisht burime nga policia thanë se, dyshohet se disa persona kanë shkuar te servisi dhe i kanë goditur me sende të forta dy vëllezërit Mara, pronarë dhe një nga këta persona që ka shkuar në servis i ka gjuajtur me pistoletë në këmbë Shkurtit.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll