MAGAZINË /

VIDEO/ Vjen në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Vjen në jetë në maternitetin “Mbretëresha

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. 

Koçiu bën të ditur se “ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë””.

Ministrja Koçiu ka shprehur dhe vlerësimet e saj për stafin mjekësor dhe infermieror. “Falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shprehet Koçiu./Versus

Poll