Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të arrinin të merrnin kupën e Europës dhe tashmë duket se e ka mbajtur këtë premtim.
Ai ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet sociale ku menjëherë bie në sy ngjyra e kuqe e flokëve.
Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve, dhe jo vetëm, falë punës e përkushtimit të tij, si dhe me në të stilit të tij të veçantë të flokëve.
Gjatë turneut, ai u pyet në disa intervista nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi , pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës dhe arriti ta mbajë premtimin e bërë.
Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.
???? LO HA HECHO
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) July 19, 2024
???? Marc Cucurella ha cumplido su promesa y se ha teñido el pelo de rojo pic.twitter.com/P4wYmXZVeD







