MAGAZINË /

Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës është bërë nënë! Partneri i saj është nipi i ish-ministres

Shkruar nga Versus
Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës është bërë
Motrat Hoxha

Redia Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Ilirianews.al bën me dije se partneri dhe babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingon Shqiptare”.

Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetet e tij në media dhe telebingon, por edhe si një biznesmen me ndikim në sektorë të ndryshëm në Tiranë dhe jo vetëm.

Tre motrat Hoxha, Redia, Lori dhe Sara, kanë edhe një vëlla të vogël, Itan, të cilin e ruajnë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, duke e mbajtur jetën e tij private të mbrojtur.

Ky lajm vjen pas një periudhe ku Redia ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale, duke e ndarë atë nga fama e motrave të saj.

Tags:

lori hoxha

Poll