Alfons Ndoci është shqiptari i vrarë nga Altin Vokri,46 vjeç nga Gjakova e Kosovës në burgun grek Koridhalos.
Sipas medive greke arsyeja e konflikti mes tyre lidhej me faktin se kush do të merrte drejtimin e repartit nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale.
Po sipas mediave greke Alfons Ndoci rezulton i dënuar për dy vrasje.
Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, se i rezistoi gjatë grabitjes.
Në vitin 2018 gjatë transferimit për në burgun e Kretës, ai u arratis nga anija.
Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë.
Ata u pikasën në një qendër tregtare nga biznesmeni shqiptar Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu arrestimin e tyre.







