POLITIKË /

E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën, Nancy VonHorn: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë

Takimi u zhvillua për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së si Aleatë të NATO-s dhe partnere strategjikë.

Shkruar nga B.SH
E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën, Nancy VonHorn: Mbështetje
Edi Rama dhe Nancy VonHorn

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatw bisedës VonHorn përgëzoi miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së si Aleatë të NATO-s dhe partnere strategjikë.

Gjithashtu gjatë takimit zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkura në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

Postimi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: