MAGAZINË /

“Një mrekulli dhe privilegj i madh” / Natalie Portman shtatzënë për herë të tretë

Aktorja konfirmon pritjen e ëmbël dhe lidhjen me producentin francez Tanguy Destable

Shkruar nga Versus

“Një mrekulli dhe privilegj i madh” / Natalie Portman

Aktorja e njohur Natalie Portman ka konfirmuar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të tretë, duke ndarë emocionet e kësaj periudhe të veçantë në jetën e saj.

44-vjeçarja, e cila tashmë është nënë e dy fëmijëve – Aleph, 14 vjeç dhe Amalia, 9 vjeç – nga martesa e saj me koreografin Benjamin Millepied, po përjeton sërish gëzimin e mëmësisë.

Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, Portman u shpreh: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Është një privilegj i vërtetë, një mrekulli. Është diçka shumë e bukur dhe e gëzueshme, por edhe komplekse. E di sa me fat jam dhe ndihem thellësisht mirënjohëse.”

Aktorja ka konfirmuar gjithashtu lidhjen e saj me producentin francez Tanguy Destable, i njohur për bashkëpunimet me artistë si Woodkid.

Destable është baba i dy djemve, të lindur në vitet 2016 dhe 2020, nga lidhja e mëparshme me aktoren Louise Bourgoin.

Poll