I pyetur nga gazetarët për personin me emrin ‘Nesti Angoni’ që ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ndaj këtij të fundit u hapën hetime, kryeministri Edi Rama refuzoi të komentonte.
Ai tha se ai vetë dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë koment lidhur me punën e drejtësisë qoftë edhe me faktin se Erion Veliaj është personi nën hetim.
“Ju lutem mos më shtyni në ngasje që ta komentoj këtë rast. Nuk komentoj sepse më nxite të qeshurën me atë që të të them unë se kush mund të jetë ky Anesti. Nuk komentoj të lutem, mos më shtyj në këtë ngasje sepse besoj se ky është rast shumë specifik për shumë arsye. Por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin me vëmendje të madhe e me shumë kujdes”- deklaroi kreu i ekzekutivit. Versus.al







