Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Tiranë ka ardhur një ekip inspektimi nga SHBA lidhur me infrastrukturën e logjistikën si parapërgatitje për samitin e NATO-s që do mbahet në 2027-ën.
Rama tha se ardhja e presidentit Donald Trump në Tiranë do të japë një mesazh shumë të fortë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Akoma më e paimagjinueshme është mikpritja e samitit të NATO-së në Tiranë në vitin 2027 gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranën e mëparshme. Ardhja e presidentit të SHBA-ve dhe gjithë udhëheqësve të NATO-së në Tiranë është një mesazh shumë i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare”- deklaroi Rama. Versus.al








