Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët ku ka folur lidhur me arritjet e vendit në procesin e anëtarësimit në BE.
Rama përmendi edhe një sërë arritjesh të tjera të bëra gjatë procesit të hapjes së negociatave pë grupkapitujt e anëtarësimit në BE.
“Ka qenë një këmbëngulje e vazhdueshme në të gjithë kontaktet e shkëmbimet me zyrën e presidentes së KE, me disa nga kancelaritë kryesore të BE për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të jemi vendi që tashmë ka hyrë edhe në fjalorin e integrimeve, si anëtarësimi gradual. Që do të thotë tanimë ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në planin e ri të vitit ku në periudhën sot deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliardë euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me BE në disa segmente të funksionimit. Falë planit të rritjes, që prej 29 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do kenë më asnjë komision ekstra në transfertat e tyre sepse jemi zyrtarisht anëtarë të zyrës së pagesave europiane”- u shpreh Rama.
Më tej bëri me dije se ka ndryshuar edhe data për mbajtjen e samitit të komunitetiit politik evropian në Tiranë
“Më 16 maj mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian ku do kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Europës”- deklaroi kryeministri. Versus.al








