AKTUALITET /

Ngjarja e rëndë në Pogradec/ Plagosi me armë të birin, 83 vjeçari i penduar: Isha i stresuar pas dhunës

'Në momentin që kam plagosur djalin, kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje', është shprehur i moshuari

Shkruar nga B.SH

Ngjarja e rëndë në Pogradec/ Plagosi me armë të birin,

Është zbardhur dëshmia e 83 vjeçarit Agim Shkullaku i cili plagosi me armë zjarri.

I penduar para grupit hetimor, 83 vjeçari është shprehur:  

Në momentin që kam plagosur djalin, kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim

Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjecarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babanë e tij, ndërsa nuk dihet dhe as 83-vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit

 

 

Poll