OPINION /

Çfarë do të doja t'i thoja çdo studenti të ri!

Universiteti vetëm për studentët e mirë është investim, për pjesën tjetër konsiderohet thjesht shpenzim. Ka nje dallim thelbësor midis investimit edhe shpenzimit. Pa përjashtim të gjithë ju do të shpenzoni kohë edhe para, por jo domosdoshmërisht kjo do të thotë keni bërë një investim sepse në fund ja keni arritur të merrni një diplomë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të doja t'i thoja çdo studenti të ri!

Nga Irena Beqiraj

Ju keni kaluar dymbëdhjetë vitet e fundit të jetës tuaj në shkollë. Kur e nisët ishit fëmijë dhe trajtoheshit si fëmijë. Tani ju jeni të rritur dhe më në fund po përballeni me disa nga zgjedhjet edhe vendimet e të rriturve.

Një nga vendimet rutinë në kulturën tonë kolektive është që pasi ke mbaruar shkollën e mesme, duhet të vazhdosh universitetin. Definitivisht të ndjekësh universitetin tingëllon më mirë se të mos e ndjekësh atë. Pothuajse çdo figurë me autoritet në jetën tuaj prindërit, mesuesit u kanë thënë:

"Nëse përfundoni universitetin, ju mund të keni një karrierë të sukseshme, më shumë para, pse jo mund të jeni edhe më të lumtur" .

Por siç mund ta keni vënë re, figurat autoritare e përkulin të vërtetën sa herë që ajo mund tu bëjë keq ndjenjave tuaja, apo sa herë që ato nuk duan të duken të këqinj.

Unë kam bindjen se ka një vend të veçantë në parajsë për ata që thonë të vërtetën, ndaj kam vendosur të jem e sinqertë më shumë sesa e pëlqyer .

Po e filloj me një rregull të përgjithshëm: Nëse studimet ju kanë mërzitur e bezdisur në shkollë të mesme, ato do t'ju mërzisin edhe bezdisin edhe më shumë në universitet.

"Supozoni se shoku juaj i cili peshon 100 kilogram ëndërron të jetë një futbollist profesionist. A do ta nxisnit të ndiqte ëndrrën e tij ? Apo si mik i vertetë do ta paralajmëronit mikun tuaj mbipeshë se nuk ka gjasa të ketë sukses në futboll, edhe lumturinë mund ta arrijë duke konsideruar një karrierë tjetër më realiste?

Thënë këtë, regjistrimi në universitet është një vendim i mirë për studentët e mirë, një vendim mediokër për studentët mediokër dhe një vendim i keq për studentët e dobët.

Ka raste të vecanta kur një student i dobët shndërrohet në student të mirë. Por të ëndërrojmë që çdo student i dobët do të marrë formën e një studenti të mirë është utopi.

Me të drejtë mund te pyesni veten si mund ta pëcaktoj nëse jam student i mirë, mediokër apo i dobët?

Rregulli numër 2: Nëse performanca juaj akademike deri në shkollë të mesme ju ka renditur tek 30 % i studenteve me rezultate të larta, jeni student i mirë. Nëse renditeni tek 20%-shi e mesit , jeni student mediokër. Edhe nëse performanca juaj bie tek 50% -shi i fundit, jeni student i dobët.

Universiteti vetëm për studentët e mirë është investim, për pjesën tjetër konsiderohet thjesht shpenzim. Ka nje dallim thelbësor midis investimit edhe shpenzimit. Pa përjashtim të gjithë ju do të shpenzoni kohë edhe para, por jo domosdoshmërisht kjo do të thotë keni bërë një investim sepse në fund ja keni arritur të merrni një diplomë. Përfundimi i një universiteti nuk barazohet me dijen. Pa njohuritë e nevojshme solide bazë edhe pa zhvilluar aftesitë e të menduarit kritik diploma juaj nuk ka asnjë vlerë.

Edhe pavarësisht degës që do të studioni Rregulli nr. 3 është se në të gjitha rastet suksesi në tregun e punës për një të sapodiplomuar më shumë se sa zotësi është fat.

Në psikologjinë tonë shoqërore rregjistrimi në universitet është masa përfundimtare e vlerës së një të riu, një vendim detyrues, një pararojë e pakundërshtueshme e sukseseve ose zhgënjimeve që do të vinë më pas për të. Një hap drejt lumturisë edhe plotësimit. Në fakt e vërteta rezulton krejt ndryshe.

Parukierja ime është më e lumtur e qetë talentuar edhe e sukseshme në punën që bën, krahasuar me treçerekun e njerëzve që njoh me doktoraturë.

Pra Univeristiteti nuk do të përcaktojë atë që ju do të jeni, ajo është brenda jush.

Nuk u tingëlloj motivuese? Ju lutem mos u zemëroni me mua. Nuk dua t'ju dërrmoj ëndrrat, që shpesh nuk janë as tuajat, por thjesht janë produkte të pritshmërive ndaj jush. Ajo dua t'ju them se më shumë se ëndrrat me sy hapur në jetë duhet "zemra plot edhe këmbët në tokë !"

 

Poll