
Një klub futbolli në Republikën Çeke ka gjetur një mënyrë për të rritur moralin e lojtarëve të tij...duke punësuar një modele për të bërë intervista pas ndeshjeve.
Skuadra Viagem Usti nad Labem po përpiqet të rikuperohet që kur ranë nga liga e parë në vitin 2011. Së fundmi drejtuesit e klubit dolën me një ide origjinale dhe punësuan Tana Bistronova për të punuar në departamentin e mediave.
Tana, e njohur si Pamela Anderson çeke, interviston lojtarët e skuadrës për rrjetet sociale të klubit dhe ata kanë parë... rezultate.
View this post on Instagram
'Eksperimenti' duket se ka filluar të shpërblehet pasi skuadra me bazë në Bohemi është ngjitur në krye të kategorisë së tretë me 13 pikë nga gjashtë ndeshje.
Dhe interesi për klubin, i riemërtuar së fundmi FK Viagem Usti nad Labem, është rritur në Evropën Qendrore.
Biondja Tana ka punuar si influencuese dhe modele, si dhe grimere. Vajza, e cila ka mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, është punësuar si influencuese në klub.
View this post on Instagram
“Është një mundësi e re në jetën time, edhe pse kam kohë që merrem me modeling. Kjo është një sfidë krejtësisht ndryshe dhe më pëlqen shumë sepse e dua futbollin”, tha Tana për punën e saj të re që e ka bërë virale në Çeki.


