POLITIKË /

Partia Demokratike thërret protestë kombëtare më 12 ose 13 korrik

Kryesia e PD do të mblidhet sot në orën 18:00 për të vendosur mbi detajet e protestës.

Shkruar nga Versus

Partia Demokratike thërret protestë kombëtare më 12 ose 13

Partia Demokratike pritet të thërrasë protestë kombëtare në datën 12 ose 13 korrik.

Vendimi përfundimtar mbi datën do të merret sot pasi kryesia e partisë të mblidhet në orën 18:00.

Protesta do të zhvillohet përballë kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama të cilin opozita e akuzon se është i përfshirë në afera korruptive si dhe për kontakte me anëtarë të krimit të organizuar, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat e bëra nga ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj i cili u shfaq në dokumentarin e “RAI3” ku sulmonte Ramën me deklarata të forta. 

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike pasi Sali Bersisha mori vulën e kreut të partisë më 11 qershor. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: