EKONOMI & MJEDIS /

Rriten 20 mijë pensione. Zbardhet vendimi i ISSH-së, ja kur hyn në fuqi

Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Shkruar nga a.b.

Rriten 20 mijë pensione. Zbardhet vendimi i ISSH-së, ja kur hyn

Nga muaji korrik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve.

Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të pa indeksuara.

Rriten 20 mijë pensione. Zbardhet vendimi i ISSH-së, ja kur hyn

Vendimi është marrë javën e shkuar në mbledhjen e parë të Këshillit Administrativ pranë ISSH, të kryesuar nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj.Olta Manjani dhe pritet të kalojë javën e ardhshme në Këshillin e Ministrave. Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga aktualizimi i pagave me qëllim rritjen e masës së përfitimit.

“Ky projektvendim do të krijojë mundësinë e rivlerësimit të pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit, për të gjithë personat që do të marrin pension nga data 01 korrik 2024 e në vazhdim. Koeficienti, parashikohet të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për mbi 20 mijë persona, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, nënvizon ISSH në njoftimin e tij.

PERFITIMET

Pas vitit 1994, siç edhe shihet në tabelë koeficientet janë të ndryshëm, duke pësuar rënie nga viti në vit. Për vitin 1995, koeficienti është 9.864, për pagat e 1996 është 7.653, i njëjti aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 6.395, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficienti është 5.190 e kështu me radhë deri në vitin 2022.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: