POLITIKË /

4 koncesionet e Shëndetësisë që zhvatën qytetarët, kandidati për deputet, Koduzi: U shpenzuan 528 mln euro në 10 vite

Kadidati i koalicionit Euroatlantik për deputet në qarkun e Tiranës, Gazment Koduzi tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar çdo vit nga 52.8 milionë euro

Shkruar nga Versus

4 koncesionet e Shëndetësisë që zhvatën qytetarët,

Mes sektorëve ndaj të cilëve opozita ka akuzuar vazhdimisht qeverinë për skandale dhe afera korruptive është edhe shëndetësia. Por deri ku shkon abuzimi i qeverisë me paratë publike sipas opozitës?

Gazment Koduzi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në listën e hapur për deputet të Tiranës, ka folur me shifra konkrete për katër koncesionet korruptive që sipas tij janë ndërmarrë nga qeveria duke nisur nga viti 2013.

Së pari koncesioni i Sterilizimit që u ka kushtuar qytetarëve 17.9 milionë euro në vit. Më pas Laboratorët prej 17.5 milionë eurosh në vit duke u ndjekur nga koncesioni i Check Up me 8.7 milionë euro në vit dhe Dializa po me 8.7 milionë euro në vit.

Në total të gjitha këto koncesione u kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë, 52.8 milionë euro në vit ose 528 milionë euro në 10 vite. Sipas një përllogaritje, çdo qytetar ka paguar 220 euro nga xhepi i tij për koncesione të tilla ndërkohë që qeveria proklamonte për shëndetësi falas.

 

Koduzi i cili ka mbajtur më herët postin e zv-drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ka denoncuar vazhdimisht situatën e rëndë ku ndodhej shëndetësia për shkak të koncesioneve korruptive. Që në fillim kandidati i koalicionit Euroatlantik për Tiranën, e ka cilësuar ‘Sterilizimin’ si një ‘koncesion abuzim’ që nuk jepte përfitime konkrete për qytetarët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: