Vijon në mbarë vendin operacioni për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe zonat e përbashkëta. Ky aksion është pjesë e programit qeveritar “Rilindja Urbane 2.0”, që synon kthimin e qyteteve në funksion të qytetarëve.
Sot, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një ndërhyrje në Tiranë, ku është shembur një lokal që kishte zënë hapësirë publike, duke penguar lëvizjen dhe qasjen e banorëve në zonë.
"Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’, madje për të çliruar edhe pemët e futura brenda në lokal", shkruan Rama krahas videos.
Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve për të sistemuar hapësirat urbane dhe për t’i rikthyer qytetarëve trotuaret dhe rrugicat e zëna padrejtësisht prej vitesh. /Versus.al







