POLITIKË /

Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën, Hasani hedh poshtë akuzat e opozitës: S'ka angazhim elektoral

Shkruar nga Versus

Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën, Hasani hedh

Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë një konference me gazetarët foli lidhur me akuzat që opozita ka drejtuar ndaj ambasadorëve që kanë marrë pjesë në takimet e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës.

Hasani e konsideroi si normale praninë e tyre në mitingjet e mbajtura jashtë vendit dhe tha se asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale.

“Asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale. Të gjithë koleget veprojnë në respekt të ligjit dhe detyrimeve që kanë si pjesë e shërbimit të jashtëm dhe administratës civile. Asnjë burim financiar nuk është vënë në funksion të asnjë fushate. Kushdo që ka parë edhe datat dhe orët e angazhimit të ndonjë subjekti politik është i qartë që aktivitetet janë zhvilluar në fundjavë dhe mund të tregojnë histori se si një ambasador është vetëofruar në një takim të opozitës, por opozita nuk ia coi kontaktet apo vendin e mitingut. Thënë kjo, duhet të kuptojmë që diaspora, do të votojë dhe mekanizmat që KQZ po bën janë ato që përcaktojnë edhe mënyrat se si do të bëhet kjo e mundur. E rëndësishme është që mos fillojmë të ankohemi për humbjen megjithëse humbja është evidente 6 muaj para.”, tha Hasani. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: