POLITIKË /

Anuloi takimin në Fier, Rama mbledh kandidatët për deputetë. Zbulohen porositë

Burime nga PS bëjnë me dije për Versus.al se diskutimet u përqendruan kryesisht në rëndësinë e votës së emigrantëve dhe forcimin e marrëdhënieve mes kandidatëve socialistë.

Shkruar nga Versus

Anuloi takimin në Fier, Rama mbledh kandidatët për deputetë.

Ndonëse anuloi takimin e planifikuar në Fier për shkak të ditës së zisë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë paradite një mbledhje me kandidatët e Partisë Socialiste për Tiranën në një ambient privat në kryeqytet.

Burime nga PS bëjnë me dije për Versus.al se diskutimet u përqendruan kryesisht në rëndësinë e votës së emigrantëve dhe forcimin e marrëdhënieve mes kandidatëve socialistë.

Në këtë takim, Rama i kërkoi kandidatëve që të angazhohen më fort me kontaktet e tyre në Diasporë, për të siguruar pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në procesin zgjedhor. Në veçanti, ai theksoi nevojën për organizim në Itali dhe Greqi, ku ndodhen komunitetet më të mëdha shqiptare.

Kryeministri adresoi edhe vështirësitë që disa votues kanë hasur me dërgimin e zarfeve postare, duke i porositur kandidatët që të mos lejojnë krijimin e ndjesisë së demoralizimit, por të këmbëngulin që emigrantët të shkojnë personalisht, të marrin zarfet dhe të hedhin votën e tyre.

Ky mobilizim shihet si thelbësor nga drejtuesit socialistë, në një moment kyç për fushatën elektorale dhe për arritjen e objektivave të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. /Versus.al/

Tags:

rama porosi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: