
Në protestën e organizuar nga Rithemelimi ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë nuk u pa asnjë përfaqësues i Partisë së Lirisë.
I pyetur gjatë konferencës për shtyp, kryetari i kësaj partie u shpreh se sapo ishte kthyer nga aeroporti pasi kishte qenë në Berlin në takime me drejtues të grupeve parlamentre të Budenstagut.
''Nuk mund të thuhet kurrë që protestat janë dështim për opozitën, janë mesazh i qytetarëve. Nuk kam qenë se pak më parë kam ardhur nga aeroporti i Rinasit. Kam ardhur se kam qenë në Berlin, në takime me drejtues të grupeve parlamentare të Bundestagut. PL ka qenë dhe do të jetë në çdo protestë qytetare'', tha Meta.
Protesta para Kuvendit ditën e sotme u organizua nga Rithemelimi pas publikimit të investigimit të “Rai3” ku shfaqej ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj teksa rrëfente gjatë një darke sesi kryeministri Edi Rama priste në zyrë eksponentë të krimit të organizuar.

