POLITIKË /

Bardhi: Buxheti 2025 i shërben një grushti personash! I përgjigjet edhe Ramës për fyerjet ndaj opozitës

Shkruar nga Versus

Bardhi: Buxheti 2025 i shërben një grushti personash! I

Kreu i grupit parlamentar  të PD, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj qeverisë sa i takon projektbuxhetit 2025 duke e konsideruar atë si “buxhet për oligarkët”.

Sipas Bardhit, ky buxheti u shërben vetëm një numri të pakët personash dhe nuk ka asnjë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shumicës së popullsisë.

“Ky buxhet u shërben një grushti njerëzish që e mbysin tregun e lirë dhe pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ky është buxhet për oligarkët. Për 12 vite me radhë secili prej jush e ka parë sesa vjen e blihet më pak, ka më pak për të mbajtur familjen dhe fëmijët”- u shpreh Bardhi.

Ndërsa pati edhe një përgjigjie për shpërthimin e kryeministrit ndaj opozitës duke i quajtur përfaqësuesit demokratë “mbeturina”.

“Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar. Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë. Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për fermerët. Lëmoshat i jep për pensionistët për zgjedhje. Çmimet janë rritur aq shumë, sa shumica e popullsisë nuk i përballon dot”- shtoi Bardhi. Versus.al

Poll