POLITIKË /

Bashkia Tepelenë, PD zyrtarizon kandidaturën e arkitektit

26 vjeçari do garojë përballë kandidatit të PS, Gramoz Sako.

Shkruar nga Versus

Bashkia Tepelenë, PD zyrtarizon kandidaturën e arkitektit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 9 nëntor në bashkinë e Tepelenës. Mësohet se demokratët kanë zgjedhur të riun Gabriel Altin Guma, me profesion arkitekt në garën për kryebashkiak përballë kandidatit të PS, Gramoz Sakos, ish-kreut të Gardës së Republikës.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tepelenës  zhvillohen pas lënies vakant të postit të kryebashkiakut nga ana e Tërmet Pecit i cili u bë deputet dhe pritet të jenë një tjetër test elektoral për dy partitë kryesore në vend. Versus.al

Poll