Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Slai Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Kreu i PD-së u shpreh protesta do të jetë në datën 26 nëntor në Tiranë. Ai ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në marshimin që do të mbahet në Tiranë. Berisha shtoi më tej se mosbindaj civila është e vetjma rrugë e ndarjes nga kjo diktaturë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Asnjë diskutim që ka kombinim.
Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta.
Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama.
Shumë evidente ajo që thoni ju!
Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë.
E gjithë Shqipëria në Tiranë.
Ora do të njoftohet.
Nuk ka tërheqje.
Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë./Versus.al