POLITIKË /

Berisha lajmëron protestë kombëtare më 22 dhjetor! I pranishëm në mbledhje ishte dhe Ervin Salianji

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje strukturave të PD-së dhe qytetarëve që t’i “besojnë protestës” dhe të organizohen sa më shpejt në të gjitha nivelet.

Shkruar nga Versus

Berisha lajmëron protestë kombëtare më 22 dhjetor! I

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 22 dhjetor, pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme.

Ai ka deklaruar se protesta do të jetë boshti kryesor i veprimit politik të opozitës deri në arritjen e një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje strukturave të PD-së dhe qytetarëve që t’i “besojnë protestës” dhe të organizohen sa më shpejt në të gjitha nivelet. Ai kujtoi se aksionet kanë nisur para Kryeministrisë, por theksoi se data 22 dhjetor do të shënojë një protestë kombëtare, ku janë të ftuar të gjithë qytetarët që ndajnë të njëjtat shqetësime.

Berisha theksoi se ata që i bashkohen protestës “janë të bekuar”, ndërsa shtoi se edhe ata që nuk do të jenë të pranishëm në këtë tubim do t’i bashkohen më vonë. Sipas tij, Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë pengesë, por nxitëse e protestave “deri ditën e fundit”, derisa të vendoset një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira.

'Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë. Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës. Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar.
Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.' u shpreh ndër të tjera Berisha.

Në mbledhjen e kryesisë i pranishë ishte edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili nisi veç një lëvizje me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve. /Versus.al

 

 

 

Poll