
Për herë të dytë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë leje nga SPAK për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të marrë pjesë në një mbledhje të Partive Popullore Europiane.
Më herët, SPAK i ka dhënë leje Berishës për të udhëtuar në Gjermani në kuadër të një takimi elektoral me shqiptarët e diasporës.
Ndaj kryedemokratit është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje” nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. GJKKO i ka caktuar si masë sigurie paraqitjen në SPAK për dy të hënat e para të çdo muaji, teksa ende nuk është vendosur nëse dosja e “Partizanit” do kalojë për gjykim.
Për këtë aferë, janë marrë të pandehur, Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë. Versus.al








