POLITIKË /

Berisha: Raporti i BE nxjerr në pah korrupsionin dhe “mburojën” politike të qeverisë Rama

Kreu i PD sulmon Ballukun dhe AKSHI-n, ndërsa thotë se raporti europian dënon edhe “Ballkanin e Hapur” dhe marrëdhënien Rama-Vuçiç

Shkruar nga Versus

Berisha: Raporti i BE nxjerr në pah korrupsionin dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar raportin e fundit të institucioneve europiane për Shqipërinë, duke deklaruar se dokumenti evidenton rritjen e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të qeverisë.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u ndal te zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për të cilën tha se vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa sipas tij raporti i BE kërkon heqjen e imunitetit “pa asnjë pengesë dhe me përparësi”.

Sipas liderit të opozitës, raporti evidenton gjithashtu rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe kritikon mënyrën se si, sipas tij, qeveria ka mbrojtur zyrtarët e përfshirë në aferat e AKSHI-t.

Berisha deklaroi se dokumenti ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit europian, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshehur procese të rëndësishme që lidhen me BE-në.

Kreu i PD u ndal edhe te iniciativa “Ballkani i Hapur”, duke thënë se raporti europian e dënon atë, si edhe bashkëpunimin Rama-Vuçiç, duke e konsideruar një përpjekje që, sipas tij, ka dëmtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

 

Poll