
Në një takim të mbajtur së fundmi në Tregun Industrial të Tiranës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, diskutoi për politikat e biznesit të vogël në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset e vogla dhe zotimin e tij për krijimin e një ambienti më të favorshëm për ta.
Gjatë takimit, ai kishte mundësinë të dëgjonte shqetësimet dhe sugjerimet e biznesmenëve lokalë, duke theksuar nevojën për një qasje më të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të tyre.
Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.
“Do bëjmë gjithçka për frymëmarrje më të madhe sepse për ne biznesi i vogël është themelor për punësimin e njerëzve. Ne besojmë se duke i shpëtuar nga ngarkesa absurde fiskale, u mbeten para më shumë, e zgjerojnë më mirë biznesin dhe punësojnë dhe të tjerë dhe familjet marrin një mirëqenie më të mirë. Do ulim çmimin e energjisë me tre herë. Çmimin e ujit me dy herë. Do rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë në 180 mijë euro. Pra, kemi një kuadër emergjence”. tha Berisha ndër të tjera gjatë takimit./Versus.al








