Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i njohur për shprehjen e mendimit të tij pa filtra, ka reaguar ashpër sa i takon diskutimeve që po zhvillohen për gjetjen e një kandidati për bashkinë e Tiranës dhe emrave që po përmenden si kandidatë.
Duke iu referuar emrave që janë përfolur për të kandiduar, Murrizi i cilësoi këtë kandidatë sit ë ngjashëm me atë të PS, Ogerta Manastirliu duke thënë se këta persona po propozohen nga persona që kanë ardhur në politikë duke paguar para.
“Ndryshe deklaroni publikisht qe PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trapin e te na hapni barkun me letyra qe nuk kan asnje mik e asnje shok apo shoqe ne jeten e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nese kane familje”, shkruan Murrizi.
Reagimi i ish-ligjvënësit Myslim Murrizi:
I habitur kur degjoj lloj lloj skuthi politik qe kane ardh ne politikë me te paguar, qe propozojne emra si soj i tyre per kandidat per kryetar bashkie ne Tiranë, ne emer te PD.
E çfar fitojne demokratët nese behet nje kryetar bashkie qe nuk i njeh, nuk i vlereson, nuk i respekton dhe me e keqja i ka tallur e urryer demokratët prej 12 vitesh ne opozite????
Nga ndryshon ky ose kjo kandidate “gjithëperfshirese” nga kandidatja e Rilindjes????
Apo nga emri dhe nga ngjyra e flokeve!!!
Kanditati per bashkinë Tiranë, por edhe per çdo bashki tjeter duhet te jete nje nga personat mẽ me peshe politike ne PD ne bashkit perkatese.
Ndryshe deklaroni publikisht qe PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trapin e te na hapni barkun me letyra qe nuk kan asnje mik e asnje shok apo shoqe ne jeten e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nese kane familje.Boll u tallet me emra leshi.
A nuk ju mjaftoi “tenderi” per listat e mbyllura te deputeteve si varianti Hoti ne Shkoder e te tjere qe kapercyen renditjen sekondat e fundit. Versus.al







