Një pyetësor i mbërritur në emailet e deputetëve më 24 tetor të vitit 2024 nga zyra e OSBE-ODIHR ka sjellë shumë reagime mes ligjvënësve të opozitës. Në formularin me 29 pyetje, ajo e para ku deputetëve/eve u kërkohej të cilësonin gjininë nëse i përkisnin asaj femërore, mashkullore apo “të tjera” ka ngjallur kritika të shumta dhe debate.
Ka qenë ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ajo e cila gjatë fjalimit që mbajti në protestën para bashkisë, e bëri publike çështjen duke shpërthyer ndaj sondazhit të dërguar nga OSBE.
"OSBE na pyet çfarë jemi, shqiptarët nuk janë pederasta”- u shpreh ndër të tjera Silva Caka duke u bërë thirrje qytetarëve që fatin e tyre të mos e lënë në duar të ndërkombëtarëve.

Një tjetër reagim erdhi nga deputeti demokrat Tritan Shehu i cili në statusin e shpërndarë në rrjetet sociale e konsideroi pyetësorin e OSBE-së si një “provokim” sidomos në situatën ku gjendet vendi në aspektin politik dhe atë të drejtësisë.
“Shqipëria me ligjet e saj, traditen e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: Mashkull e femer. “Provokacion” i Zyres se OSBE ndaj Kuvendit, a heqje vemendje per deformimet e demokracise?! Ne keto momente kaq ereta per demokracine shqiptare e parlamentarizmin. Kur lideri i opozites eshte izoluar politikisht, deputete burgosen per denoncime, ish presidente rrembehen me dhune, parlamenti shkaterrohet… OSBE organizon nje seminar per “perberjen gjinore” te Kuvendit!”- shkruan ndër të tjera, Shehu.

Më tej ai shkruan se OSBE duhet të merret me denoncimin e shkeljeve madhore të demokracisë dhe parlamentarizmit në Shqipëri dhe jo me gjëra të tilla të cilat i konsideroi si “lojëra”.
"Çfarë kuptojnë ata me opsionin “te tjera” për seksin e deputeteve?! Shqiperia me ligjet e saj, traditen e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: mashkull e femer. Shqiperia me Kodin e Familjes njeh vetem Familjen nga nje burre, nje grua e me shprese femijet, biologjike apo adotive ata.
Shqiperia ka ligje shume te qarta per adotimin e femijeve ne kete fryme. Atehere pse OSBE merr persiper te perfshihet ne te tilla lojera?! Kur duhej te denonconte shkeljet madhore te demokracise e parlamentarzmit ketu”- përfundon deputeti në reagimin e tij.
Ndërkaq, për këto shpërthime të deputetëve kundër sondazhit të dërguar, nuk ka pasur ende një reagim nga ana e zyrës së OSBE-së në vend. Versus.al








