POLITIKË /

Dash Shehi largohet nga drejtimi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim: Humbëm, po s'domethënë që do humbim edhe surratin

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, ish deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë dorëhqjen si kryetar i Koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Shkruar nga Versus

Dash Shehi largohet nga drejtimi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim:

Dashamir Shehi është tërhequr nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Pas humbjes së 11 majit, Shehi u shpreh se mban përgjegjësi të plotë për humbjen dhe dëshiron që t’u hapë rrugë të rinjëve.

“Mbaj përgjegjësi për humbjen më 11 maj.”- u shpreh Shehi.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë me gazetarët mëngjesin e kësaj të mërkure teksa i pranishëm ishte edhe ish deputeti demokrat që iu bashkua në koalicion, Enkelejd Alibeaj.

I pyetur nga gazetarët nëse do largohej përfundimisht nga politika, Shehi theksoi se gjithnjë do jetë i zëshëm për kauza, apo për intepretimet e tij politike. Por theksoi se mban përgjegjësi për humbjen dhe se u duhet dhënë një mundësi të rinjëve.

Nga ana tjetër ai u shpreh se është normale që në politikë të ketë humbje por thekson se nuk duhen humbur çdo gjë tjetër.

“E me dash me u largu ku të fshihem? Kam dhënë dorëheqjen me i dhënë dorë të rinjëve. Pastaj për politikë, do flas gjithnjë për aq sa di. S’ka ndonjë gjë për turp, është normale në politikë duhet ta pranojmë që kemi humbur, po kjo s’do të thotë që do humbim surratin. Nga kjo pikëpamje do flas do merrem, po të drejtoj koalicion... Gjykoj se duhet t’ia lëmë të rinjve, jo se janë më të mençëm se unë ore jo... po normal. ”- mësohet të ketë thënë Shehi. Versus.al

Poll