POLITIKË /

Debate në komisionin për Çështjet e Brendshme, Çuçi përjashton Nokën: Më ofendoi!

Nuk dihet saktësisht çfarë e shkaktoi përplasjen, por në sallë dëgjohet Çuçi t’i drejtohet Nokës me fjalët: “kë sheh, kë sheh…”, pas së cilës ai ndërpreu seancën dëgjimore.

Shkruar nga Versus

Debate në komisionin për Çështjet e Brendshme,

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet e Brendshme, ku po raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka ndodhur një incident midis kryetarit të komisionit, Bledi Çuçi, dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Nuk dihet saktësisht çfarë e shkaktoi përplasjen, por në sallë dëgjohet Çuçi t’i drejtohet Nokës me fjalët: “kë sheh, kë sheh…”, pas së cilës ai ndërpreu seancën dëgjimore.

Pas rifillimit të mbledhjes, Çuçi lexoi rregulloren dhe njoftoi përjashtimin e Nokës nga seanca, duke i kërkuar atij të largohej menjëherë nga salla.

“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem, lëreni mbledhjen. Jeni i përjashtuar sepse pengoni punimet, fyeni dhe kërcënoni drejtuesin e seancës dhe të institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Nëse vazhdoni, do t’i kërkoj Parlamentit të marrë masë 10-ditë përjashtim. Lëreni sallën, jeni i përjashtuar,” deklaroi Çuçi.

 



Poll