Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste zhvilloi një vizitë në shkollën “Ismail Qemali” në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij, Edi Rama theksoi se kjo shkollë do të ndërtohet nga e para, me një projekt të veçantë arkitektonik, duke ofruar ambiente moderne dhe të përshtatshme për rreth 900 nxënës dhe stafin pedagogjik.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria ka qenë dhe do të mbetet e angazhuar për të mbështetur investimet në infrastrukturën arsimore në të gjithë vendin. Po ashtu Kryeministri premtoi se paga mesatare e mësuesve do jetë 1250 euro.
View this post on Instagram
"Gjë shumë e bukur, por edhe një ogur shumë i mirë për të nesërmen e shkollës. Për historinë e saj dhe aq shumë breza që kjo shkollë ka edukuar, meritonte një projekt shumë të veçantë siç është ky projekt. Shkolla juaj do të jetë ndër më të bukurat. Ne jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë dhe deri tani janë 300 laboratorë inteligjentë dhe do të shkojnë në rreth 900. Ndërkohë janë pesë shkolla ku puna ka filluar dhe janë edhe katër shkolla të tjera që janë me financimet e qeverisë shqiptare për këtë vit.
Dhe dua t’u them që përtej të gjitha hapësirave që krijojmë, apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkollat fillon nga mësuesit dhe mësueset dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur një shkollë të suksesshme. Unë ju siguroj që pavarësisht se kemi rritur vëmendjen nga mësuesve, kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesve të bëhet transparente dhe kemi rritur ndjeshëm pagat…Jam i vetëdijshëm që duhet më shumë. Ambicia jonë është që paga të shkojë në mesataren e vet në 1250 euro. Besoj që është e arritshme" /Versus.al/








