POLITIKË /

“Do bëjmë revolucion fiskal”, premtimi i Berishës: Brenda 3 muajsh, pagat do rriten me 13%

Shkruar nga Versus

“Do bëjmë revolucion fiskal”, premtimi i Berishës:

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur për programin ekonomik të Partisë Demokratike duke premtuar një ‘revolucion fiskal’ nëse fiton në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai tha se do të aplikohet sistemi i taksës së sheshtë me 10%. Sipas Berishës, në tre muajt e parë të qeverisjes së PD, rrogat do të rriten mbi 13%.

“Dy filozofi përballen në këtë fushatë. Filozofia e lirisë ekonomike me filozofinë e kufizimit të kësaj lirie. Më shumë se në çdo fushë tjetër, kjo shprehet në qëndrimin e barrës fiskale që rëndon nbi qytetarët, Filozofia e lirisë ekonomike është e taksës së sheshtë mbi tatim fitimin 10 përqind,

Filozofia e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, dhe kufizimit të kësaj lirie, tatim fitimin e ka 15 përqind. Tatimi mbi pagat për ne do jetë 10 përqind. Aktualisht është 23 përqind.

Të dashur qytetarë, tre muajt e parë të qeverisjes së PD, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën, do rriten 13 përqind. Pra, rrogëtarët do kenë një rrogë reale 13 përqind më shumë se sot. Dhe kjo është një rritje e paparë në 12 vite.

Tatimet mbi të ardhurat jo nga pagat, nga 15 përqind që është në sistemin e plaçkitjes dhe kufizimit të lirisë ekonomike, zbret në 10 përqind. Biznesi i vogël pa TVSH, do të jetë gjer në 180 mijë euro xhiro vjetore. Pra, sot mbi 100 mijë euro xhiro vjetore, aplikohet TVSH-ja. Ky tavan rritet në 180 mijë euro.

Biznesi i vogël pa tatim fitim, do të jetë biznesi me xhiro vjetore gjer në 180 mijë euro, nga 140 mijë euro që është sot. Taksa e transferimit të pronës nga 15 përqind në sistemin e plaçkitjes, do të zbresë në 2 përqind në sistemin e lirisë ekonomike. Taksa e ndikimit të infrastrukturës nga 8 përqind do të zbresë në 2 përqind”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: