POLITIKË /

“Do shkoni në radhë tek supa”, Rama-arkitektëve për ndërtimet pa leje: Nëse bini në gropë s’ju nxjerrim dot më

Shkruar nga Versus

“Do shkoni në radhë tek supa”, Rama-arkitektëve

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë arkitektët të cilët marrin në duar një projekt zhvillimi nga subjekte firmash ndërtimi apo qytetarë të caktuar, duke iu bërë me dije se do të përfundojnë në “listën e zezë” dhe do të kenë pasoja penale.

Ai tha se në rastet kur artikekti e sheh se projekti po tejkalon lejen e ndërtimit dhe nuk njofton organet përkatëse, do të konsiderohet njëjtë si një vepër penale. Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij, nuk i kurseu as shakatë teksa u kërkoi arkitektëve të lexonin mirë paketën e propozuar për mbrojtjen e territorit nëse nuk donin të përfundonin në burg.

“Por ndërtuesit nuk veprojnë vetëm, veprojnë me arkitektët të cilët nën presionin e ndërtuesve nuk njoftojnë shtetin. Ky mosnjoftim do të konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale për arkitektët. Natyrisht që arkitektët do humbin gjithçka sepse nëse një arkitekt e pranon deformimin e projektit dhe nuk ka krenarinë që të thotë stop se unë shkoj e denoncoj nëse ti lëviz 1m2 nga projekti im, kjo është në një anë fatkeqësia e tij, por nga ana tjetër nuk është pikturë që pranon të vijë dikush e të fusë duart. Por është një pasuri të cilën e kanë blerë të tjerët.

Uroj shumë të na mbështesni dhe të na ndihmoni dhetë mos bini në ndonjë gropë se nuk iu nxjerrim dot më pastaj. Se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq, humbet vëmendjen ,por shihini mirë se është plot me gropa për ju. Po ratë në ndonjë gropë nuk iu nxjerr dot më njeri pastaj. Thoni sa të doni jam arkitekt jam arkitekt, do shkoni atje në radhë tek supa”- tha Rama. Versus.al

Poll