Në një pjesë të madhe të fjalës së tij përsa u takon masave ndëshkimore për ndërtimet pa leje apo tejkalimin e lejes së ndërtimit, Rama u përqendrua tek ndërtuesit të cilët shpesh herë mashtrojnë qytetarët për kushtet e pallatit.
Ai tha se nuk do të ketë më raste kur nga njëra anë ndërtohet dhe nga ana tjetër hyjnë njerëzit në apartament ndërkohë që nuk është marrë ende certifikata e përdorimit.
“Nuk do të lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk merr certifikatën e përdorimit. Nuk do ketë pallat që ndërtohet dhe ndërkohë nga ana tjetër futen njerëzit në apartament. Pastaj e bëjnë si Hamasi, i marrin peng duke e bërë të pamundur që pallati të konfiskohet sepse njerëzit janë brenda. Kjo nuk do të lejohet më. Deri në ditën që do merret certifikata e përdorimit, s’do ketë ujë e as drita. Ashtu si lokalet që operojnë në situata pa leje dhe thonë se paguajnë taksat. Në këtë rast është përgjegjësia e shtetit sepse duhet t’i thotë se ti nuk mund të zësh hapësirën publike. Në këtë fazë ku jemi dhe vitet që kemi për të hyrë në BE të ndajmë mirë çfarë është e publikut dhe çfarë është e individit”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al







