Më 30 qershor të këtij viti, Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të mblidhet për të mbikëqyrur rindërtimin dhe administrimin e pasluftës në Rripin e Gazës.
Takimi do të mbahet në një resort në Qipro, ndërsa lajmi u konfirmua për POLITICO nga 2 zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Mbledhja pritet të zgjasë 2 deri në 3 ditë me qëllim kryesor rishikimin e qasjes së bordit pas zhvillimeve të fundit në rajon. Qipro do të ketë rol vëzhgues në takim.
Sipas mediave, kryeministri Edi Rama në të njëjtën datë do të jetë në Gjermani për një vizitë pune që do të zgjasë deri më 1 korrik. Ndërsa nuk dihet nëse do t’i bashkohet mbledhjes së bordit në ditët në vijim në rast se takimi zgjat më shumë se një ditë. Versus.al

