POLITIKË /

Drejtoresha e AKSHI-t në arrest shtëpie, Rama: Akuza të hatashme, presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike e mediatike

Shkruar nga Versus

Drejtoresha e AKSHI-t në arrest shtëpie, Rama: Akuza të hatashme,

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për Agjensinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).

Rama i konsideroi të hatashme akuzat ndaj Mirlinda Karçanaj, duke shtuar se zhurma e “700” tenxhereve politike dhe mediatike” nuk mund të vendosin drejtësi por vetëm hetimet mund të nxjerrin në pah të vërtetën.

“AKSHI përballet në një hetimin nga SPAK. Mirlinda Karçnaja gjendet në një masë sigurie në një akuzë të hatashme, për të cilën duhet pritur me durim nga drejtësia dhe nuk mund të pritet nga 700 tenxheret e çorbës politike e mediatike që të dalë deri në fund e vërteta  e saj”, tha Rama.

Kujtojmë se Mirlinda Karçnaja ndodhet në arrest shtëpie pas akuzave nga SPAK në lidhje me abuzimin për tenderat e kAKSHI-t./Versus.al

Poll