
Mbrëmjen e djeshme Florjan Binaj tha se nuk do të dilte krah Berishës në fushatën zgjedhore për Tiranën, por sipas Dashnor Sulës nuk mund të ketë rrugë të tillë të mesme.
Ish-deputeti u shpreh se ‘’çudirat për opozitën në këtë vend nuk kanë fund’’.
Duke ironizuar deklaratën e Binajt, ish-ligjvënësi bëri analogji të rastit duke thënë se është njëjtë si të thotë se ‘’kërkon të martohet, por nuk dëshiron të dalë në pazar me gruan se mos e shohin’’.
“Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet a u vrave, po unë nuk kam rënë akoma. Edhe Partia Demokratike dhe opozita vazhdon të bjerë, ende nuk e ka prekur fundin. Nëse më duhet të bëj një paralelizëm, i pëlqen që të martohet Z. Florian Binaj, pra që qejfi ia ka dhe thotë, unë dua të martohem por nuk më pëlqen bashkëshortja. Ose e thënë me fjalë të tjera, dua të martohem por nuk dua të dal në pazar me gruan, nuk dua të më shohë dynjaja’’- u shpre Sula. Versus.al







