POLITIKË /

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: E përshëndes qëndrimin e tij, përfaqëson një model të ri politik

Shkruar nga Versus
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD
Florja Binaj/ Sali Berisha

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” se nuk do të zhvillojë fushatë me Sali Berishën.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar vetë kreu i Partisë Demokratike.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht qëndrimin e Binajt, duke e cilësuar atë si një shembull të një komunikimi të ri me qytetarët dhe një distancim të qartë nga modeli tradicional politik.

“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Kandidati i pavarur të cilët zgjedhin, i cili ka ndodhur në mënyrë të pavarur, por partitë politike e gjejnë të arsyeshme”, tha Berisha.

 

Poll